×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Kurti pret në Qeveri grupin e parë të qytetarëve nga Bosnja e Hercegovina që erdhën në Kosovë me letërnjoftime

    Reporteri
    01 Janar 2025 | 19:31

    Kryeministri Albin Kurti ka pritur në Qeveri grupin e parë të qytetarëve nga Bosnja e Hercegovina që kanë udhëtuar në Kosovë me letërnjoftime, pas hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë për heqjen e vizave.

    Kurti ka thënë se prej sot fillon një kapitull i ri i ndërveprimit mes dy vendeve, duke shtuar se Kosova dhe Bosnje e Hercegovina kanë nevojë për ura të reja ekonomike, arsimore e kulturore, shkruan Reporteri.net.

    “Republika e Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovina kanë nevojë për ura të reja ekonomike, arsimore e kulturore që i shërbejnë sigurisë së rajonit dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve. Ato ura duhet t’i ndërtojë Prishtina dhe Sarajeva. Nga sot fillon një kapitull i ri i ndërveprimit ndërmjet dy vendeve tona. Ju uroj mirëseardhje të gjithë qytetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës që udhëtojnë drejt Kosovës. Janë të mirëpritur kurdo here”, ka shkruar Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!