Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një takim me grupin e studentëve nga Amsterdam University College, të cilët janë pjesë e “Peace Lab field trip” dhe po qëndrojnë për një vizitë studimore në vendin tonë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti ua ka prezantuar studentëve arritjet e Qeverisë në tri vitet e fundit në fusha të ndrysheme.
“Kryeministri i prezantoi studentët me arritjet e qeverisë gjatë tri viteve të fundit: në punësim – sidomos të grave, dhe të të rinjve, edhe përmes platformës Superpuna; në investimet kapitale më të mëdha në historinë e Republikës së Kosovës; në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit; në digjitalizimin; në investimet për bursa për studimet në STEM (shkencë, teknologji, inxhineri dhe matematikë) dhe programin e Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës, aty ku bashkohen studentët prej komuniteteve të ndryshëm; për tranzicionin drejt energjisë së ripërtërishme; për drejtësi e për shpërndarje të barabartë të zhvillimit ekonomik të vendit, ndër të tjera përmes shtesave për nënat lehona, arsimit universitar falas, përmes bursave, dhe me masa afirmative për komunitetet joshumicë”, thuhet në komunikatë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.