Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka prezantuar dy aderime të reja.
Ai ka njoftuar se partisë së tij i janë bashkuar, çifti Mërgim Mestani dhe Flutra Gjini-Mestani, me çrast thotë se Lëvizja po e shton kompetencën dhe fuqinë e saj.
Postimi i plotë i Kurtit:
Bashkë me anëtaren e kryesisë së Lëvizjes, Arbërie Nagavcin, ju uruam mirëseardhjen në Lëvizje çiftit Mërgim Mestani dhe Flutra Gjini-Mestani.
Mërgimi është doktor në shkencat mbi ushqimin dhe teknologjinë ushqimore si dhe profesor në Kolegjin UBT. Prej vitesh është mësimdhënës i teknologjisë ushqimore në shkollën e mesme profesionale “Abdyl Frashëri”, trajnues në programe për menaxhimin e fermave dhe hartues kurrikulash shkollore profesionale dhe planesh zhvillimore për këtë fushë. Ndërsa Flutra ka diplomuar në stomatologji e në menaxhim ndërkombëtar dhe punon si menaxhere dhe zyrtare e financave në Treo Electronics. Ajo ka shërbyer ndër vite në kompani shërbimesh dhe sigurimesh të ndryshme.
Me qytetarë dhe profesionistë si Mërgimi e Flutra, Lëvizja po e shton kompetencën dhe fuqinë e saj. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.