Kreu i VV-së, Albin Kurti, ka prezantuar dy anëtarësime në partinë e tij.
Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se në VV janë anëtarësuar dy bashkëshortë nga Ferizaj, që kanë një përvojë profesionale në çështje të menaxhimit, bujqësisë, biznesit, arsimit të mesëm dhe të lartë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Merita dhe Ismeti, dy bashkëshortët, që kanë një përvojë profesionale në çështje të menaxhimit, bujqësisë, biznesit, arsimit të mesëm dhe të lartë, u anëtarësuan në Lëvizjen tonë. Merita Berisha Januzi bart titullin Doktor Shkence për Menaxhim nga Universiteti MIT në Shkup, kurse magjistraturën për Shkenca të Ekonomisë dhe bachelorin si Inxhiniere e Bujqësisë e ka të përfunduar në Universitetin e Prishtinës.
Merita është mësimdhënëse dhe profesoreshë në ShML “Zenel Hajdini” dhe Kolegjin “Vizioni për Arsim” në Ferizaj. Ismet Januzi ka përfunduar magjistraturën për Marketing dhe Menaxhment në Universitetin e Tetovës, kurse bachelorin për Marketing dhe Administrim Biznesi në Prishtinë.
Ismeti punon si menaxher në biznesin NTP “Arb-Rini” dhe është Drejtor i Kolegjit “Vizioni për Arsim” në Ferizaj. Merita dhe Ismeti jetojnë në Ferizaj dhe janë prindër të dy djemve.
Me përkushtimin, dijen dhe angazhimin e tyre shtesë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Merita dhe Ismeti do të ndihmojnë në rikthimin e qeverisjes sonë për jetësimin e ndryshimeve pozitive që i synojmë.
https://www.facebook.com/albini2017/photos/a.229545544212004/951832918649926/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARDuaCjxX3CPDJrE9UlXFT2O0nd1AZVUxesxCP_XkYVP8LE7JAUIsHYAJ0j3YtN1Af-lPmArp-3kw_jRVCfWb5K7rgh8x6jdNAl2e3i8z8CfLzQjR1jU9ZSKcuP4VJVGepG31QFb81W2Rb3lnzNd5jSti8DJXU1Dxuof6P-rn8aRrxilIzkDXq3MuqTUa6MRTFtWuDrIU7q7v-OZxw1xRY0uDrdc_cdymFMIFrtXxsGVsiGo_XrKP7WrVMN8BFB4Eq-vzA0GnntII7aYrMxu-G5zf88oHoemQBy1isf1WtwcaS95WgbYBEkxlcI_dYx8Lrk0CQkWXLIMHxXFhzDJaxb_iwqAqUSvY9LvTG-oBss_rkv7-d0&__tn__=-R