×
  • Lajme
  • Lajme / Konfirmohet

    Kurti pritet me gjuajtje të vezëve gjatë vizitës në Skënderaj, fajësohet Sami Lushtaku

    Reporteri
    10 Qershor 2025 | 14:10

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ditën e sotme vizitoi komunën e Skenderajt, bashkë me Ministren në detyrë të Arsimit, Arbërie Nagavcin, për përurimin e një çerdheje atje.

    Por, jo gjithçka shkoi ashtu siç duhet për Kryeministrin në detyrë. Në afërsi të vendit ku ndodhej Kryeministri për vizitë në Skënderaj dikush gjuajti me vezë.

    Kjo u bë e ditur nga kryetari i degës se VV-së në Skënderaj, Hysni Mehani. Për këtë, ky i fundit, gishtin e drejtori kah Sami Lushtaku.

    Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar policinë e Kosovës dhe Qeverinë në detyrë, për detaje rreth rastit, por të njëjtit s’kanë kthyer përgjigjje.

    Kjo nuk është hera e parë, që Kurti ishte gjuajtur me vezë në këtë Komunë, pasi diçka e tillë kishte ndodhur edhe në vitin 2021 gjatë një tubimi, ku ishte detyruar të largohej.

    Edhe gjatë fushatës së këtij për zgjedhjet parlamentare të këtij viti, Kurti në Skenderaj ishte pritur me fishkëllima e thirrjet “Thaçi, Thaçi”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!