×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti pyetet a po frikësohet për sigurinë e tij kur po del në teren, kjo është përgjigja e tij

    Reporteri
    20 Maj 2020 | 14:10

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mbrëmë e ka publikuar një paralajmërim të një grupi të quajtur “Garda Vullnetare Shqiptare”, përmes të cilit thotë se ai dhe anëtarët e LVV-së janë kërcënuar.


    Kryeministri sot pas vizitës në Mitrovicë ku qëndroi në Trepçë tha se ai nuk është person që frikësohet, shkruan Reporteri.net.

    “Unë nuk frikësohem, jam në punë e detyrë për çdo ditë, prej Mitrovice do të shkoj në Llap për të vizituar një fabrikë të këpucëve që ka të punësuar 95 % gra. Për gjendjen e sigurisë e vlerësojnë organet kompetente dhe është siguria dhe mbrojtja e kryeministrit që e bën një gjë të tillë. Ata që më kanë kërcënuar, s’mund ta kenë pasur me mua, se e din që me mua nuk funksionojnë kërcënimet, e kanë pasur me Gjykatën Kushtetuese”, tha Kurti, shkruan Reporteri.net.

    I pyetur se a ka ardhur kërcënimi me email apo si, Kurti tha se kërcënimi ka ardhur në adresë të kryeministrit.

    “Dekreti i presidentit ndodhet në gjykatë, ata me atë kërcënim që ka ardhur në adresen e kryeministrit e kanë ditur që me mua nuk funksionon”, ka deklaruar Kurti./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!