Kryeministria e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot do të mbahet mbledhje e qeverisë.
Mbledhja është caktuar të mbahet të orën 10:00, njoftoi Zyra e Kryeministrit.
Mbledhja vjen përkundër faktit se dje, Kurti, ka dorëzuar letrën e dorëheqjes së bashku me kabinetin qeveritar, shkruan gazeta onliune Reporteri.net.
Në letër thuhet se Kurti dha dorëheqjen me ministrat për të bërë betimin si deputetë të Kuvendit.
Por seanca e djeshme e Kuvendit dështoi për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.
Partitë politike që deri së voni ishin në opozitë vunë në dyshim dorëheqjen e Kurtit nga posti i kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të Qeverisë që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka thënë se partitë e tjera politike, PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe u rebeluan kundër betimit të deputetëve.
Ai tha se dështimi i seancës është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. /Reporteri.net/