×
  • Lajme
  • Lajme / Ngërçi politik

    Kurti: Refuzimi për ta votuar Albulenën kryeparlamentare, tregon frikën që elitat patriarkale kanë nga gratë e guximshme

    Reporteri
    31 Maj 2025 | 13:36

    Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një takim të grave të kësaj partie të mbajtur sot ka folur për dështimin që Albulena Haxhiu të bëhet kryetare e Kuvendit të Kosovës.

    Ai ka thënë se refuzimi për ta votuar Haxhiun si kryeaprlamentare tregon frikën që elitat patriarkale kanë nga gratë e guximshme që sfidojnë, shkruan Reporteri.net.

    “Lufta kundër kryetarës së GVV-së, Albulena Haxhiu nuk është vetëm përplasje politike a partiake, por edhe përballje gjinore. Refuzimi për ta votuar atë si kryeaprlamentare tregon frikën që elitat patriarkale kanë nga gratë e guximshme të cilat sfidojnë status-quon”.

    “Gruaja që më së shumti e ka votuar populli i Kosovës, është Albulena Haxhiu. Në vend se ta respektojnë popullin e luftojnë Albulenën, e bëjnë edhe 10 deputetë që sot janë në opozitë dhe e kanë votu Zajednicën me 27 qershor të vitit 2013, 10 deputetë që sot janë në opozitë, e kanë votuar amnestimin e kriminelëve serbë në veri më  11 korrik 2013, e bëjnë edhe 7 deputetë opozitarë që më 3 gusht të vitit 2015 votuar Gjykatën Speciale, dhe e bëjnë 15 deputetë opozitare që e patën votuar demarkacionin me Malin e Zi me 21 mars 2018”

    “Këta deputetë të papenduar për këto katër votime aq të këqija nuk e votojnë Albulena Haxhiun, por de bile ia pamundësojnë kuroumin Kuvneidn për votim të fshehtë, bile 5 deputetë opozitarë i kanë votuar katër këto të kqija, kurse Albulena Haxhiu asnjërën prej këtyre”, ka deklaruar Kurti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!