×
  • Lajme
  • Lajme / Konferenca “Diplomacia Parlamentare"

    Kurti: Regjimi autokratik në Serbi është nxitur nga pushtimi i Ukrainës

    Reporteri
    04 Mars 2024 | 9:54

    Kryeministri Albin Kurti gjatë fjalimit të tij në konferencën “Diplomacia Parlamentare për sigurinë rajonale dhe integrimin euro-atlantik”, ndërsa ka folur për diplomacinë në terma të përgjithshëm, ka përmendur autokracinë serbe ndaj Kosovës.

    Ai ka thënë se regjimi autokratik në Serbi është nxitur nga pushtimi i Ukrainës.

    “Në rajonin tonë shohim se si regjimi autokratik në Serbi është nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë. Në dy vitet e para të qeverisjes sonë, ata kanë sjellë katër herë ushtrinë te kufiri ynë, kanë sponsorizuar terrorizmin, kanë shpërndarë gënjeshtra dhe narrativa të rrejshme për të përligjur veprat e tyre ndaj Kosovës dhe rajonit”, ka thënë Kurti, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se Kosova ka forcuar demokracinë dhe i është bashkuar sanksioneve ndaj Rusise e Ukrainës.

    “Rrugëtimi ndaj integrimit euroatlantik kërkon mbështetje dhe solidaritetin e bashkësisë ndërkombëtare. Përparimi demokratik i Kosovës duhet të mbështetet nga te gjitha fuqitë demokratike përtej atlantiukut”, ka thënë Kurti. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!