×
  • Lajme
  • Lajme / Rezultatet përfundimtare

    Kurti: Regjistrimi i popullsisë, pasqyrim i realitetit të vendit tonë

    Reporteri
    19 Dhjetor 2024 | 10:44

    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka prezantuar sot rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë.

    Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati në fjalimin e tij tha se gjatë procesit ka pasur përfshirje të politikanëve, e shumë figurave të njohura.

    “Nga regjistrimi i vitit 2024 del se Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë. Besoj që regjistrimi ia ka arritur qëllimit, dhe ka kaluar ashtu siç kanë qenë pritjet”, u shpreh Kastrati.

    Gjithashtu, ai u shpreh se stafi ka qenë i përgatitur dhe aktiv në procesin e regjistrimit të popullsisë.

    E Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se regjistrimi i popullsisë  është pasqyrë e realitetit të vendit.

    Regjistrimi i popullsisë është më shumë se mbledhje e statistikave, ajo është një pasqyrë e qartë e realitetit tonë, kush jemi? Ku jemi? Sa jemi? Si jemi? Dhe si mund të ecim përpara”, tha Kurti.

    “Regjistrimi i fundit u krye në vitin 2011 mjaftueshëm kohë për tu bërë pjesë e kujtimeve historike,por tani fal standardeve të avancuara dhe teknologjisë kemi një pasqyrë të saktë të realiteti tonë dhe një bazës të re për të zhvilluar e ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët”, tha Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!