Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, edhe sot zgjodhi të mos japë deklarata pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit.
Pavarësisht interesimit të mediave, ai nuk komentoi rreth ftesës që i ka bërë Lidhjes Demokratike të Kosovës për bashkëpunim në formimin e institucioneve të reja.
Kurti i ka kërkuar përmes një letre bashkëpunim për krijimin e institucioneve LDK-së së Lumir Abdixhikut.
“Po ju drejtohem me këtë letër meqë nuk u takuam ende. Deputetët e LDK-së, së fundmi kanë deklaruar publikisht se për të ecur përpara në legjislaturën e nëntë, fillimisht me konstituimin e Kuvendit, nevojitet marrëveshje politike. Si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike”, thuhet në letrën e Kurtit drejtuar kreut të LDK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.