×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë

    Reporteri
    27 Mars 2023 | 11:42

    Kryeministri Albin Kurti së bashku me kolegë nga Kuvendi dhe me aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë sot homazhe te pllaka përkujtimore për masakrën në lagjen “Dardania’’, duke i përkujtuar 40 të vrarët gjatë luftës së fundit nga forcat serbe.

    Kryeministri Kurti ka kërkuar drejtësi për të vrarët gjatë luftës së fundit në Kosovë, e në veçanti të lagjes “Dardania” në Pejë.

    Kurti tha se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale dhe kërkoi më shumë punë nga Prokuroria Speciale në identifikimin e kryerësve të masakrave në Kosovë.

    “Drejtësia dhe e vërteta janë të domosdoshme për paqe afatgjate dhe për siguri, për të gjithë dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore e normale. Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë dhe Prokuroria Speciale duhet të punojë ditë e natë që t’i nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit dhe në këtë mënyrë të fillojë rehabilitimi për viktimat. Dihet që viktimat nuk janë vetëm të vrarët e të rrëmbyerit por edhe familjet e tyre, farefisi i tyre dhe mbarë shoqëria jonë”, ka thënë Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!