Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur arrestimin e dy qytetarëve të Kosovës në kufi me Serbinë, një nga të cilët më pas u lirua.
Kurti ka thënë se arrestimi i qytetarëve të Kosovës është një sjellje e qëllimshme e Serbisë, që bie ndesh edhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ai ka përmendur edhe rastin e Petrit Dulajt e Nezir Mehmetajt që tash e sa kohë vazhdon të mbahet në paraburgim në Serbi. Kurti ka thënë se Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka kërkuar ekstradimin e tij, por asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje nga Serbia.
“Derisa angazhohemi çdo ditë që masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës t’u vie fundi në këtë fillimvit i erdhi fundi masës më të padrejtë e më të gjatë që Bashkimi Evropian praktikisht kishte mbi qytetarët e Kosovës, regjimin e vizave. Kemi qenë shteti i fundit dhe i vetëm në Ballkan e Evropë që nuk ka mundur të lëvizë lirshëm përtej shteteve fqinje. Ai regjim përkundër urimeve e festave premtimeve e kompromiseve, megjithatë i përshkoi të gjitha qeverisë pararendëse. Përfundimit të kësaj epoke duhet ti gëzohemi që të gjithë. Fitoret, sukseset dhe arritjet e këtij muaji së pari janë të shtetit të Kosovës, prej të cilave fitojnë së pari qytetarët tanë. Megjithatë, përkundër ndryshimeve progresiste e pozitive të vendit tonë edhe ky vit po e na e trashëgon edhe një fqinj të vjetër i cili vetëm po përkeqësohet. Javën e kaluar dy shtetas të Kosovës u ndaluan dhe arrestuan në kufi me Serbinë. Hasan Dakaj vazhdon të mbahet atje në mënyrë të padrejtë dhe arbitrare. Kjo nuk është hera e parë, por një sjellje e qëllimshme dashakeqe të Serbisë që bie ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Serbia vazhdon të mbajë në paraburgim edhe dy qytetarë tjerë tanë, për gjoja kryerën e krimeve gjatë luftës në Kosovës. Ministrja Haxhiu ka kërkuar ekstradimin e Petrit Dulajt dhe Nezir Mehmetajt. Përgjigje nuk kemi pranuar kurrë.”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Ai shtoi se sjelljet e tilla bien ndesh edhe me Marrëveshjen Bazike të shkurtit të vitit të kaluar.
“Më 27 shkurt Borrell deklaroi që marrëveshja bazike ishte arritur. Kjo marrëveshje udhëzohet me parimet e mbrojtura të konventave ndërkombëtare, në veçanti ato të respektimit të pavarësisë dhe integritetit territorial, të të drejtës për vetëvendosje dhe të njeriut dhe mos diskriminimit, e posaçërisht në nenin 1 të marrëveshjes, theksohet se palët do të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore bazuar në të drejta të barabarta. Serbia, megjithatë zgjedh të sulmojë Kosovën, siç ka bërë më 24 shtator e pastaj të mbrojë nga burgimi kryerësit e kësaj vepre, siç është rasti me Radoiçiqin. Serbia nuk është rrezik siç shihet dihet vetëm për qytetarët tanë, por së fundmi ka dëshmuar se paraqet rrezik edhe për qytetarët e vetë. Kështu është rasdti me liderin opozitar serb, për të cilin krahasah torturave fizike, zgjedh të ngritë aktakuzë. Kjo flet për mendësinë, mënyrat dhe sjelljet antidemokratike pasqyrojnë situatën atje.
Serbia është vendi ku Radoçiqin në vend se të përgjigjet para drejtësisë, merr pjesë në rrahjen brutale të Snaduloviqit. Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit, nga frikësimi dhe torturimi i kundërshtarëve politikë në drejtim të kundërt me obligimet në kuadër të marrëveshjes bazike për normalizim marrëdhëniesh”, u shpreh Kurti në mbledhjen e Qeverisë. /Reporteri.net/