Albin Kurti, të dielën sërish e premtoi përfundimin e Autostradës së Gjilanit.

Ai këtë e bëri gjatë prezantimit të ekspozesë në seancën ku u votua për herë të katërt si Kryeministër i Kosovës.

“Do të përfundojmë autostradën e Gjilanit deri te Dheu i Bardhë dhe lidhjen me korridorin 1”, tha Kurti para votimit të qeverisë së re.

Reklamë

Kujtojmë  se në vitin 2023-në, Kurti kishte thënë se Autostrada e Gjilanit po bëhet.

“Prishtina po lidhet me Gjilanin me autostradë. Pra, Autostrada Prishtinë-Gjilan po bëhet”, kishte deklaruar Kurti më 21 korrik 2023.