×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti shkon në Gjermani, takohet me këshilltarin e Merkelit dhe flasin për dialogun

    Reporteri
    04 Qershor 2019 | 22:02

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është takuar me këshilltarin e kancelares Angela Merkel, Matthias Lüttenberg me ç’rast kanë biseduar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.


    Ai ka treguar edhe emrat me të cilët ka shkuar në këtë takim, mes të cilëve edhe i sapo ardhuri në VV, Xhavit Drenori, shkruan Reporteri.net.

    “Në Berlin sot takova z.Matthias Lüttenberg, Këshilltarin e Kancelares Merkel, dhe zëvendësin e tij, Alexander Jung. Isha bashkë me nënkryetarin e VETËVENDOSJE!-s, Besnik Bislimin, Mevlyde Hysenin dhe Xhavit Drenorin”, ka thënë Kurti.

    Në këtë takim, Kurti ka thënë se ka biseduar për një mori temash, ndër to edhe për dialogun me Serbinë.

    “Në këtë takim miqësor biseduam hapur për marrëdhëniet e Kosovës me Gjermaninë, për domosdoshmërinë e luftimit të korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar në Kosovë, për nevojën e zhvillimit ekonomik të orientuar në punësim, për rëndësinë e raporteve me Serbinë dhe dialogun parimor e të përgatitur me të, si dhe për çështjet e integrimit evropian dhe rajonit të Ballkanit”, ka shtuar ai.

    Ndryshe, këshilltari Luttenberg ishte para disa ditësh në Kosovë, ku zhvilloi takime me të gjithë liderët e shtetit të Kosovës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!