Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme i ka pritë në qeveri përfaqësuesit e disa prej partive minoriteteve në Kosovë, për diskutime për mundësinë e formimit të qeverisë së re. Ai deklaron se partneritetin do ta thellojë edhe në vijim.
Kurti njofton se zhvilloi takime me kryetaren e Partisë së Re Demokratike (NDS), Emilija Rexhepi, kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq dhe kryetarin e partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi.
Kurti shprehet se partneritetin me partitë e cekura më lartë do ta thellojë edhe në vijim, teksa shton se kanë pasur bashkëpunimin të ngushtë dhe të frytshëm.
“Bashkëpunimin e kemi patur të ngushtë dhe të frytshëm gjatë këtij mandati qeverisës, për çka i falënderova për punën, dedikimin dhe angazhimin e tyre. Partneritetin tonë do ta thellojmë e vijojmë tutje bashkarisht edhe në katër vjeçarin e ardhshëm, për më shumë punë të mira e të mbara, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.