×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë

    Reporteri
    28 Janar 2025 | 7:28

    Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

    Ai përshkroi tmerret e përjetuara nga viktimat në këtë kamp, ku rreth 1.1 milion njerëz u vranë ose vdiqën nga kushtet çnjerëzore.

    Kurti rikujtoi edhe kontekstin historik, duke përmendur Ligjet e Nurembergut dhe Natën e Kristaleve, që çuan deri te “zgjidhja përfundimtare”.

    “Këto vrasje masive, që synonin shfarosjen totale të hebrenjve, u njohën me emërtimin ‘Holokaust’ dhe gjithashtu u bënë shkak që të konceptohej termi ‘gjenocid’,” tha ai.

    Kryeministri theksoi se shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë.

    “Pas Luftës së Dytë Botërore, numri i hebrenjve në Shqipëri ishte rreth 10 herë më i madh se sa para luftës. Dhjetëra shqiptarëve dhe familjeve shqiptare u është njohur titulli ‘Fisnikë mes kombesh’ për kontributin e tyre,” shkroi ai.

    “Si një komb që i ka mbrojtur dhe shpëtuar hebrenjtë dhe si një popull që ka qenë viktimë e akteve gjenocidale, shqiptarët janë mes atyre kombeve që thonë ‘Kurrë më’, duke u bashkuar në këtë përkujtim,” përfundoi Kurti, duke nderuar viktimat e Holokaustit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!