×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Shtesat për lehonat e papunësuara nga ky muaj, nga 170 do të rriten në 325 euro

    Reporteri
    05 Qershor 2025 | 10:28

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se nga ky muaj do të rriten shtesat mujore për nënat lehona. Kurti ka thënë se shtesa prej 170 euro për lehonat e papunësuara, do të bëhet 325.9 euro. Ndërkaq për ato të punësuara, përveç pagesës për 70 për qind për 6 muaj nga punëdhënësi, lehonat do të përfitojnë mbështetje për tre muajt e tjerë për 319.5 euro në muaj

    Këtë vendim Kurti e bëri në mbledhjen e sotme të Qeverisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Qysh në fillim të mandat filluam skemën e shtesave për nënat e reja. Deri më tani rreth 70 mijë nëna lehona kanë përfituar. Me pagën minimale të re është koha që nga kjo të përfitojnë edhe nënat e reja. Do të miratojmë rritjen mujore të shtesave nga 170 euro në 325.9 euro, aq sa vlera neto e pagës minimale. Që nga ky muaj për të gjitha nënat lehona shtesa mujore do të rritet në 325.9 euro”, tha Kurti. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!