Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shtruar darkë për Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, i cili arriti sonte në Kosovë, ku do të qëndrojë për vizitë zyrtare, shkruan Reporteri.net.
Pamjet nga kjo darkë i ka publikuar Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves.
“Isha i nderuar të isha në darkën e shtruar për Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar David Lammy nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat. Miqësia mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës, e bazuar në përkushtimin e përbashkët për një Kosovë të sigurt, multietnike dhe demokratike, është e gjatë dhe e qëndrueshme”, ka shkruar Hargreaves.
Lammy u prit nga Kryediplomatja Donika Gërvalla me të arritur në Kosovë. Nesër në mëngjes, ai do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani. Pas takimit, do të flasin para gazetarëve./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.