Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sonte në Opinion ka folur për tensionimin e marrëdhënieve me SHBA-të.
Duke shpjeguar këtë, Kurti ka thënë se zyrtarët e Amerikës i kanë nga dy kapela, shkruan Reporteri.
“Ambasadori Grenell është emisar i caktuar nga Trump që e kishte më të rëndësishme kohën e marrëveshjes sesa tekstin. Unë e kam që qartë se pas komunikimit me të ai ka filluar ta zhvendosë trysninë tek partneri i koalicionit. Ne nuk mund ta reduktojmë rolin historik të SHBA-ve në qëndrimet e një zyrtari për një çështje. Amerikanët janë popull patriot dhe i duan patriotët. Nuk duhet ta ngatërrojmë faktin kur amerikanët na qasen neve në mënyrë bilaterale, shpeshherë i kanë dy kapela. Një të vendit që na kanë njohur, dhe atë të ndërmjetësuesit kur qarkullojnë në linjën Prishtinë Beograd dhe anasjelltas dhe këtu duke se ka një ngatërresë’’, ka thënë Kurti.
Kurti po ashtu ka thënë se Grenell e ka më të rëndësishme kohën e marrëveshjes sesa përmbajtjen.
“Grenell e ka më të rëndësishme kohën e marrëveshjes sesa përmbajtjen e saj dhe kjo e shtyn të bëjë trysni mbi palën e dobët, në këtë rast te Kosova”, u shpreh Kurti në Opinion te Blendi Fevziu.