×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Vazhdimi i seancës

    Kurti s’i ka numrat, dështon për herë të dytë zgjedhja e Albulena Haxhiut Kryeparlamentare

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 15:05

    Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe në tentativën e dytë ta zgjedhë Albulena Haxhiut Kryetare të Kuvendit të Kosovës.

    Nisma sërish abstentoi. Vota për ishin sërish 57, teksa 20 kundër.

    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se seanca ndërpritet për 48 orë.

    Kur e propozoi për herën e dytë Haxhiun, Nënkryetari i VV’së, Glauk Konjufca, i luti deputetët ta votojnë.

    “Propozimi ynë është padyshim i njëjtë ,është znj.Albulena Haxhiu. Është një e drejtë e partisë fituese, që e kodifikon ushtetuta. Kështu që iu kisha lut, si kolegë, shumë prej juve me shumë mandate në Kuvend, ta mbështesni këtë propozim, sepse vetëm kështu nuk bëhemi pjesë e bllokimi të themelimit të institucioneve. T’i thirrim arsyes të gjithë, që ta votojmë, e të shkojmë në faza të tjera”, deklaroi Konjufca./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!