Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, që do të mbahet në qytetin Davos.
Siç njoftoi Zyra e Kryeministrit të hënën, Kurti do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë.
Ai gjithashtu do të marrë pjesë në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”.
“Gjatë qëndrimit në Zvicër, kryeministri Kurti gjithashtu do të zhvillojë takime me mërgatën tonë”, thuhet në njoftim.
Kryeministri Kurti e përfundoi vizitën gati 20-ditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku takoi sipërmarrës, senatorë e bashkatdhetarë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.