Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, do të arrijë sot për vizitë në Kosovë.
Me ç’rast, kryeministri Albin Kurti, do ta presë O’Brien në takim në ora 15:00 në ndërtesën e Qeverisë , raporton gazeta online Reporteri.net.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien”, thuhet në njoftim
O’Brien e viziton Kosovën një ditë pasi që ka qëndruarnë Serbi.
Gjatë qëndrimit atje ai ka dhënë një intervistë ku thënë se kërkon që të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë të respektohen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.