×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Kurti sot pritet nga presidenti Macron në Pallatin Elisee në Paris

    Reporteri
    23 Qershor 2021 | 7:00

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot në orën 19:30, do të pritet në Pallatin Elisee në Paris nga presidenti i Francës Emmanuel Macron.


    Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane.

    Gjithashtu, kryeministri Kurti, do të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.

    Ftesën për takimin e së mërkurës, presidenti Macron, ia kishte dërguar para tre muajsh kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

    Ndryshe, kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris pas marrjes së detyrës si kryeministër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!