×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti sot shkon në Malishevë, Limaj e quan vizitë të vonuar

    Reporteri
    09 Prill 2020 | 8:11

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti do të vizitojë sot Prizrenin dhe Malishevën.


    Kurti do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka. Vizita e tij ka të bëjë me situatën e krijuar nga COVID-19 dhe zhvillohet tek ‘Shtëpia e Bardhë’ nga ora 10:30.

    Pastaj do të shkojë në Malishevë, në komunën më numrin më të madh të të infektuarve me COVID-19.

    Por mbrëmë Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s, parti kjo që udhëheq me Malishevën e quajti të vonshme vizitën e Kurtit, duke thënë si ai apo ministri i Shëndetësisë është dashur të shkojë shumë më herët atje.

    Por Kurti dje tha se arsyeja pse nuk ka shkuar është se para disa dite ka qenë në Malishevë ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

    Kujtojmë se dje Kurti qëndroi në Klinë, Pejë dhe Gjakovë, ku takoi kryetarët e komunave. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!