×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti sqaron “ofertën bujare” që ia refuzoi Vuçiqi në takimin e 18 marsit

    Reporteri
    22 Mars 2023 | 12:49

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti në konferencë për media foli edhe për atë që e quajti “ofertë bujare” që i kishte bërë presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në takimin e 18 marsit në Ohër, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    I pari i Qeverisë tha para gazetarëve se ka bërë ofertën konkrete në takim, ku sipas tij duhej të pranoheshin tri shtylla bazike.

    Kryeministri Kurti në këtë takim trilateral u ka thënë që do nënshkruante draftin e propozimit nëse pala serbe do të pranonte Kushtetuetshmërin dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, qëndrimin e Washingtonit dhe atë të Brukselit, por që siç tha Kurti kjo nuk është përfillur.

    “Për formulimin e vetëmenaxhimit të komunitetit serb në njerën anë, dhe marrëveshjet që kemi trashëguar. Unë kam bërë një ofertë konkrete duke ju thënë “nëse pala serbe është dakord që të pranoj le të themi tri shtylla bazike, Kushtetutën, Aktgjykimin e Gjykates Kushtetuese në njerën anë, dhe një qëndrim të Brukselit dhe Washingtonit, mbi atë çfarë është dhe nuk është Asociacioni, ju kam thënë nëse janë dakord me këtë premis, jam i gatshëm ta shkruaj draftin e propozimit, por duhet njeherë të pajtohen me premisën, por ska pasur dakordim të përfillen këto shtylla”, tha Kurti.

    “Pra tri shtyllat bazike janë Kushtetuetshmëria dhe Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, Qëndrimi i Washingtonit dhe qëndrimi i Brukselit. Me këto tri shtylla u kam thënë ua sjell statutin si draft.
    Ishte ofertë gjeneroze, e parimore që nese do të pranohej si premisë, do të merrja barrën e 19 marsit, por është refuzuar premisa, dhe nuk mund të sjell propozim pa u pranuar premisa”, përfundoi Kurti./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!