×
  • Lajme
  • Lajme / 17 vjetori i Pavarësisë

    Kurti: Suksesi i ynë është amanet i dëshmorëve

    Reporteri
    17 Shkurt 2025 | 8:45

    Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen festive me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen festive të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka thënë suksesi i ynë është amanet i dëshmorëve.

    “Demokracia kërkon institucione të forta, pa institucione që garantojnë të drejtat e njeriut, demokracia mbetet vet një ide. Republika jonë mbetet me e fortë , ekonomia po rritet vit pas viti, me pasaportën e Republikës lëvizim lirshëm dhe jemi nder vendet më të sigurta. Rezultatet tona janë dëshmia e progresit tonë të përbashkëta”, tha ai.

    Ai ka uruar qytetarët për 17 vjetorin e pavarësisë.

    “Urime 17-vjetori i Pavarësisë. Teksa festojmë, kujtojmë me krenari rrugëtimin tonë të gjatë drejt lirisë dhe pavarësisë”, u shpreh Kurti.

    “Kushtetuta jonë me të vërtetë është e re, por kultura është ajo e një populli të lashtë e autokton, e rrënjosur thellë në historinë tonë të lavdishme. Ne sot nderojmë të gjithë ata që sakrifikuan e u flijuan për lirinë tonë”, ka thënë ai.

    Pas mbledhjes se Qeverisë, para objektit të Qeverisë së Kosovës është bërë ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës në 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

    Prezent kanë qenë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari. /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!