×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Synojmë vaksinimin e 60 % të popullatës

    Reporteri
    05 Maj 2021 | 14:03

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi kanë vizituar sot sallën “1 tetori” në Prishtinë, ku ka rinisur procesi i vaksinimit.


    Kurti ka thënë se sasia e dozave të vaksinës Pfizer që ka arritur është shpresëdhënëse.

    “Teksa jemi duke punuar çdo ditë të zvogëlojmë pandeminë, kjo sasi e parë e vaksinave Pfizer të dërguar nga BE përveç që është shpresëdhënëse na bënë mirënjohës për angazhimin e BE-së për Kosovën. Kjo simbolikë me shumë vlerë na jep besimin se rrugëtimi i jonë drejt BE është i mbushur me miq, ku sot do të veçoja shtetin austriak që ishte lehtësuese në këtë proces”, tha Kurti.

    Kryeministri shoti se duke qenë së bashku mund ta luftojmë pandeminë COVID-19

    “Sot po e rifillojmë me qëllim që të mos ndalemi deri sa të arrijmë vaksinimin e 60% të popullsisë. Qeveria është duke punuar vazhdimisht për sigurimin vaksinave. Le të triumfojmë në këtë betejë së bashku dhe sa më parë”, tha Kurti

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!