×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takohet me ambasadorin francez, flasin për Marrëveshjen e Ohrit dhe raportet Kosovë-Serbi

    Reporteri
    04 Prill 2023 | 17:08

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

    Diskutimet u zhvilluan mbi çështjet aktuale politike në vend me fokus marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe format e mënyrat për thellimin e tyre.

    U bisedua po ashtu edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për procesin e dialogut, Marrëveshjen Bazë dhe aneksin e zbatimit të saj sipas dakordimit të arritur në Ohër më 18 mars, si dhe për takimin e sotëm në Bruksel në nivel kryenegociatorësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!