Gjatë qëndrimit dy ditor në Strasburg, Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, takuan eurdeputetin bullgar, Andrey Kovatchev, nga grupi i Partisë Popullore Evropian.
Eurodeputeti në këtë takim tha se heqja e vizave për Kosovën duhet të bëhet sa më shpejtë teksa shtoi se Kosova e ka mbështetjen e tij të plotë për aplikimin në Bashkimin Evropian.
“Eurodeputeti Kovatchev theksoi se heqja e regjimit të vizave për Kosovën duhet të vazhdojë pa vonesa, teksa kanë mbetur edhe pak hapa deri në përfundimin e këtij procesi. Ai po ashtu dha mbështetjen e tij të plotë për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Ndër të tjera në takim u diskutua edhe për takimin e radhës mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së që do të mbahet në Ohër më 18 mars, si dhe për pritjet që kanë nga ky takim. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.