×
  • Lajme
  • Lajme / Paris

    Kurti takohet me ministrin francez për Evropën, flasin për procesin e integrimit evropian të Kosovës

    Reporteri
    18 Tetor 2024 | 13:30

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me ministrin për Evropë të Francës, Benjamin Haddad, para nisjes së Forumit Ekonomik të Kosovës në Paris.

    Kurti e Haddad folën mbi thellimin e bashkëpunimit të të dyja vendeve, veçanërisht në fushën ekonomike, në kuadër edhe të forumit i cili do të mbahet sot, njofton Qeveria e Kosovës.

    Në njoftim bëhet e ditur se u diskutua edhe për rrugëtimin e procesit të integrimit evropian të Kosovës.

    “U trajtua edhe rrugëtimi i procesit të integrimit evropian të Kosovës. Në fokus ishin dhe çështjet rajonale me theks në bashkëpunimin rajonal”, thuhet në njoftimin e qeverisë

    Bëhet e ditur se pjesë e këtij takimi ishte edhe i dërguari special i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trocaz, teksa Kurti e falënderoi Haddadin për mbështetjen ndaj Kosovës.

    Prezent në takim ishte dhe i dërguari special i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trocaz./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!