×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takohet me Myftiun Tërnava, flasin për pandeminë COVID-19

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 21:49

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.


    Myftiu Tërnava e uroi kryeministrin Kurti për detyrën dhe shprehu bindjen se Qeveria e re do të punojë për ndryshimet e nevojshme që presin qytetarët nga Qeveria Kurti.

    “Kryeministri Kurti e falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin dhe kontributin që ai dhe Bashkësia Islame e Kosovës, kanë dhënë për respektimin e rregullave dhe masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

    U bisedua për sfidat në ballafaqimin me pandeminë dhe veprimet për tejkalimin e vështirësive, si dhe domosdoshmërinë për kujdes e vëmendje të shtuar në ruajtjen e shëndetit publik”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!