×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takohet me sekretaren britanike, flasin për ‘sfidimin e ndikimit keqdashës në Ballkanin Perëndimor’

    Reporteri
    07 Qershor 2022 | 16:23

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe është takuar me sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss.

    Truss ka shpërndarë një fotografi me Kurtin dhe ka treguar se bashkë kanë biseduar për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe ‘sfidimin e ndikimit keqdashës në Ballkanin Perëndimor’.

    “Kënaqësi që u takova me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ne disktuam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, pushtimin e Ukrainës nga Rusia si dhe për mënyrat si ta sfidojmë ndikimin keqdashës në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Truss në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!