×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takohet me udhëheqësit e koalicionit të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 19:18

    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, krerët e këtij subjekti janë takuar me udhëheqësit e koalicionit të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.


    Sipas njoftimit, në takim u shkëmbyen përvoja e ide të rëndësishme për shqiptarët e për rajonin. Kryetari i ASH, Zijadin Sela shprehu optimizmin e tij për rezultatin zgjedhor dukë vënë në pah organizimin dhe vendosmërinë e votuesve shqiptarë në RMV për ndryshim, pas 18 vitesh me subjektet e vjetra.

    Ndërsa, kryetari Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij uruan mbarëvajtja e përfaqësim të suksesshëm në zgjedhjet të cilat do të mbahen në 15 korrik.

    Njoftimi i plotë:

    Sot në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë pritëm një vizitë prej udhëheqësve nga koalicioni i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, subjekte që do të garojnë në zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një faktor i rëndësishëm e shpresëdhënës shqiptar.

    Delegacioni i përbërë nga kryetari i ASH Zijadin Sela, kryetari i AA Afrim Gashi, kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, anëtari i kryesisë së AA, Zeqirja Ibrahimi dhe veprimtari Bekim Qoku u prit përzemërsisht nga kryetari Albin Kurti, anëtarët e kryesisë Glauk Konjufca e Arbër Zaimi, ish zv.kryeministri Haki Abazi dhe asistentja ekzekutive Valë Gjonbalaj.

    Në takim u shkëmbyen përvoja e ide të rëndësishme për shqiptarët e për rajonin. Kryetari i ASH, Zijadin Sela shprehu optimizmin e tij për rezultatin zgjedhor duke vënë në pah organizimin dhe vendosmërinë e votuesve shqiptarë në RMV për ndryshim, pas 18 vitesh me subjektet e vjetra. Kryetari i AA, Afrim Gashi shprehu nevojën për një përfaqësim cilësor të shqiptarëve, të cilët nuk duhet të reduktohen në numra e poste, por duhet të çojnë përpara edhe programin ekonomik, social, arsimor e kulturor në të mirën e shqiptarëve. Kryetari Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij shprehën vlerësim për programin e për qëndrimet e koalicionit ASH-AA, dhe uruan mbarëvajtje e përfaqësim të suksesshëm në zgjedhjet të cilat do të mbahen në 15 korrik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!