×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takohet me Varhelyin: Ne s’jemi “afër” as “fqinj” sepse jemi të rrethuar nga BE

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 16:57

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, sot në Bruksel.


    Lajmin e ka bërë të ditur Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

    Kurti u shpreh se Varhelyit i ka thënë se mbetet i angazhuar për reforma dhe se Bashkimi Evropian nuk ka alternativë.

    ““Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të trajtohen si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Ne nuk jemi as “afër” dhe as “fqinj”, sepse ne jemi të rrethuar nga Bashkimi Evropian. Me Komisionerin kam theksuar se kjo duhet të jetë qasja e BE-së ndaj rajonit. Unë e sigurova atë për angazhimin tonë për reformat dhe ramë dakord që BE-ja nuk duhet të ketë alternativë””, shkroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!