×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takoi Ardita Sinanin, premton rritje të mbështetjes për Preshevën

    Reporteri
    07 Qershor 2024 | 21:39

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vëmendja e Qeverisë së Kosovës për Preshevën vetëm po rritet.

    Kështu tha Kurti pas takimit me Ardita Sinanin e cila pritet të jetë kryetare e Preshevës, pasi që doli si më e votuara.

    “Mirëprita në kryeministri Kryetaren e ardhshme të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. E urova për fitoren bindëse dhe e përgëzova për suksesin e arritur. Krahas punës që po vazhdon në njësinë zgjedhore në Leran të Preshevës, meqë aty do të ketë rivotim të enjten e javës që po vjen, Arditën tani e pret një punë tjetër e rëndësishme për ndërtimin e një koalicioni të fortë për një qeverisje të qëndrueshme e në shërbim të qytetarëve. Për këtë të fundit më njoftoi se tashmë ka filluar angazhimin e saj të plotë e të sinqertë.”, tha Kurti.

    Ai tha se vëmendja dhe mbështetja për Preshevën që nuk ka munguar gjatë qeverisjes së tij, vetëm sa do të rritet e shtohet me bashkëpunimin e afërt që do ta kenë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!