Kryeministri Albin Kurti, pas aktiviteteve zyrtare që ka pasur në Forumin e Parisit, ka takuar diasporën që jeton në Francë.
Në një tubim, ai ka lavdëruar diasporën për kontributin që ka dhënë dhe po jep për Kosovën.
Kurti ka thënë se pa kontributin e diasporës, vendi ynë nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin, shkruan Reporteri.net.
“I nderuar me mikpritjen e bashkatdhetarëve tanë në Paris. Diaspora jonë ka vënë shembullin e përkushtimit ndaj atdheut, jo vetëm në të kaluarën e të tashmen por edhe për të ardhmen. Pa kontributin e tyre, vendi ynë nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin, dhe falë kontributin të tyre Kosova sot ka mbështetje të palëkundur gjithandej botës”.
“Gjatë këtij takimi të përzemërt në Paris, ndamë përparimet që ka bërë Kosova në ekonomi e siguri, drejtësi e shëndetësi e në plot fusha të tjera. Kosova nuk është vetëm aty ku është fizikisht, ajo jeton dhe zhvillohet kudo ku është diaspora e saj. Së bashku vazhdojmë të kontribuojmë për një të ardhme më të ndritur për vendin tonë”, ka shkruar Kurti në në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.