Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Strasburg, ka takuar mërgimtarë nga Franca, Gjermania, Zvicra, Belgjika e Luksemburg.
Në bashkëbisedim me ta, Kurti ka thënë se mërgata gëzon vëmendje të veçantë nga Qeveria e Kosovës, përcjell gazeta online Reporteri.net.
“Këtë, e kemi reflektuar edhe përmes programeve të “Dialogut me Mërgatën” dhe ai i ‘’Diplomacisë Qytetare’’, tek puna për komisionin ad-hoc për reformën zgjedhore i cili po merret me realizimin e suksesshëm të votimit nga jashtë vendit, e ligjit dhe strategjisë për angazhimin e mërgatës”, ka thënë Kurti, njofton komunikata për media e kryeministrisë.
“Përvoja dhe njohuritë që mërgata i sjell në atdhe, janë një burim jashtëzakonshëm i pasurisë dhe mund të ndihmojnë në ngritjen e zhvillimit ekonomik dhe social në Kosovë”, ka thënë tutje Kurti.
Ndër të tjera, kryeministri ka komentuar edhe kontributin e tyre për vendin, duke thënë se Kosova mbetet përherë e hapur për bashkëpunim me mërgatën. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.