Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kurti në takim është shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ajo e Drejtësisë Albulena Haxhiu si dhe i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Siç njoftojnë mediat në Maqedoni të Veriut, pas takimi atje do të pasojë një konferencë e përbashkët në mes dy kryeministrave Mickoski dhe Kurti në hapësirat e qeverisë.
Nga Qeveria e Kosovës e kishin konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net takimin e Kurtit me Mickoskin.
“Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet”, ka dekalruar zëdhënësi Përparim Kryeziu për Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.