×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takon presidentin slloven në Forumin Strategjik të Bledit

    Reporteri
    01 Shtator 2021 | 15:14

    Në kuadër të margjinave të Forumit Strategjik të Bledit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar sot me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.


    Kurti me këtë rast ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e Pahor në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantik.

    “Presidenca sllovene e Këshillit të BE -së do të kontribuojë në forcimin e elasticitetit të WB6 (gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor)”, ka shkruar Kurti në Twitter.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot më herët se ai pret që dialogu me Serbinë të vazhdojë në vjeshtë, por sipas gjithçka varet nga ndërmjetësuesit e këtij procesi, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

    Gjatë ditës së sotme, Kurti pritet të takohet edhe me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!