Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka takuar sot kryeministrin në dorëheqje të Maqedonisë, Zoran Zaev.
Kurti thotë me Zaevin ka biseduar për situatën politike në mes dy vendeve dhe mundësinë e bashkëpunimit.
“Sot në Shkup takova kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, me bashkëpunëtorët e tij. I shoqëruar nga anëtarët e kryesisë, znj. Fitore Pacolli-Dalipi dhe z. Liburn Aliu, biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjelltë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian. Do të mbetemi në komunikim të vazhdueshëm për takime e bashkëpunime në të ardhmen”, ka shkruar Kurti në Facebook, shkruan Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.