×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti tha se Gërvalla e mbron UÇK-në, ish-këshilltari i Thaçit i reagon kryeministrit

    Reporteri
    05 Maj 2021 | 14:29

    Ish këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj i ka reaguar kryeministrit Kurti i cili më herët gjatë ditës i doli në mbrojtje Donika Gërvallës duke thënë se ajo e mbron dhe afirmon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.


    Në formë ironike, Behramaj i është përgjigjur duke i thënë se “aq mirë po e mbron ai dhe Gërvalla UÇK-në, sa që Bërnabiq dhe Selakoviq mund të shijojnë letargjinë e gjumit dimëror”.

    Postimi i plotë:

    Po Albin, ti dhe kryediplomatja Schëarz po e mbroni dhe afirmoni shumë mirë luftën tonë çlirimtare. Jo vetëm Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, por edhe Rexhep Selimin po e mbroni aq mirë, saqë Vuçiqi, Bërnabiqi apo ai Selakoviqi lirisht mund ta shijojnë edhe letargjinë e gjumit dimëror.

    Ani qytetarët u besonin premtimeve të Kurtit, që kur Vetëvendosje vjen në pushtet do ta mbyllë krejtësisht Gjykatën Speciale!.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!