Kryeministri Albin Kurti ishte i vetmi nga liderët që e refuzoi para dy ditësh takimin me presidentin Hashim Thaçi.
Nga Lëvizja Vetëvendosje pas refuzimit të takimit, deklaruan për media se kryetari Kurti “nuk ka as interes as gatishmëri ta takojë presidentin, ndërkaq si kryeministër e ka obligim dhe këtë do ta të bëjë në një moment tjetër”.
Por edhe kur Thaçi e ftoi Kurtin sot si kryeministër për ta takuar, ky i fundit e refuzoi sërish, shkruan Reporteri.net.
Këtë e bëri të ditur sot presidenti Thaçi në një konferencë për media, ku tha se Kurtin e ka ftuar për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, të cilat i quan dramatike dhe alarmante, por që ai ka refuzuar.
“Kurti për fat të keq ka refuzuar edhe sot ftesën për për të ardhur në takim, në tri mundësitë që ia kam dhënë. Do të ishte në interes që të takohemi. Kosova nuk është pronë e një individi, Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj. Ne duhet të punojmë dhe shkojmë përpara. Mesazhi im përsëri sot është që Qeveria ti marrë vendimet që i takojnë dhe të mos vonohet me vendimmarrje që e çojnë vendin në rrugë të gabuar”, deklaroi Thaçi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.