Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kujtuar që kur partia e tij angazhohej për të sanksionur Serbinë, sipas tij, PDK po kujdesej për raportet e Hashim Thaçit me Aleksander Vuciqin.
“Nuk e votuat masën e reciprocitetit në vitin 2013, por e votuat asociacionin dhe amnistimin e krimineleve serbë të Veriut”, është shprehur Kurti në seancën e thirrur nga Kadri Veselit për krijimin e një Tribunali për të gjykuar krimet serbe.
Ai thotë se kur Vetëvendosje bllokonte me trupat e tyre produktet serbe në kufijtë e Kosovës, qeveria e Thaçit u çonte policinë speciale t’i luftonin.
Sipas tij, atëherë shqetësim i deputetëve të PDK’së, që tash duan të formojnë Tribunalin për të gjykuar serbët, ishte ruajtja e raporteve të Thaçit me Daçiqin dhe Vuçiqin.
“Kur i kemi ndalur produktet serbe, për t’i ruajtur raportet Thaçit me Daciqin dhe Vuciqin për t’i thënë Vuciqit që ‘we are not problematic guys’”, ka thënë lideri i VV’së. /Express/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.