×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti thotë për Grenellin se kishte rolin e një vaksine

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 22:27

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë intervistës për “A-Show” në Syri foli edhe për marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aq shumë të përfolura kohët e fundit në Prishtinë dhe Tiranë, e në veçanti me Emisarin për dialog, Richard Grenell, shkruan Reporteri.


    Sipas tij, raportet me SHBA apo me Bashkimin Europian nuk mund të jenë vetëm, ose servilizëm, ose armiqësi, raporton Syri.net.

    “Unë nuk i përkas atyre që me SHBA apo me BE dhe faktorë të tjerë perëndimorë thonë se mund të kemi vetëm dy raportesh ose servilizëm ose armiqësi. Është e mundur partneriteti dhe aleanca, që janë e vetmja rrugë e duhur përpara. Nuk ndaj të njëjtin mendim me të gjithë zyrtarët amerikanë që merren me Ballkanin. Nuk jam në detyrë të fitoj dashurinë e të tjerëve por të mbroj interesat e popullit të Kosovës”, tha Kurti.

    Sa i përket marrëdhënieve me ambasadorin Richard Grenell, kryeministri në detyrë i Kosovës dha këtë përgjigje:

    “Grenell ka patur rolin e një vaksine. Pse? Fillimisht tha se, Kosova duhet ta heqë taksën 100% ndaj mallrave ndaj Serbisë dhe kjo e fundit të ndalë fushatën ndaj mosnjohjeve ndaj Kosovës. Ndërsa më pas thoshte vetëm hiqeni taksën. Më pas e hoqëm taksën 100% se ashtu e kishim programin dhe e zëvendësuam me reciprocitetin me Serbinë dhe na tha hiqeni edhe këtë. Unë këtë nuk mund ta bëj. Mund t’i jap SHBA çdo koncension kur e duan nga Kosova, por jo për Serbinë. E kuptoj Serbinë më mirë se ambasadori Grenell. E njoh Serbinë më mirë se ambasadori Grenell”, tha Kurti, teksa shtoi se ambasadori amërikan, duke mbeshtetur pozicionin e Beogradit zhvilloi anti-trupa në Kosovë./ Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!