×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti thotë se ende nuk e ka lexuar raportin e SHBA-ve për Ujmanin: Më vonë do ta komentojmë

    Reporteri
    25 Qershor 2021 | 10:22

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha sot se ende nuk e ka lexuar raportin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për liqenin e Ujmanit dhe se për këtë kanë ekipin që do të merren.


    Kurti pas një simpoziumi me temën “E ardhmja e Planifikimit Territorial në Kosovë”, në një deklaratë të shkurtër për media tha se raportin e SHBA-së për Ujmanin do ta komentojnë më vonë.

    “Nuk e kam lexuar ende raportin, kemi ekipet që merren me këtë gjë, dhe pastaj do ta komentojmë”, u shpreh shkurt Kurti.

    Shefi i ekzekutivit tha nuk është përgjigjur rreth çështjes së liberalizimit të vizave pas takimit që ka pasur ditë më parë me presidentin francez, Emmanuel Macron.

    Ndryshe, një ditë më parë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se i ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës raportin e studimit të fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, i paraparë në njërën nga pikat e Marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington.

    Raporti propozon formimin e një komisioni për lumin Ibër që do të ndihmonte diskutimin midis palëve për mundësitë e menaxhimit të burimeve ujore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!