Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është renditur në vendin e parë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në Institutin e Demokracisë Zgjedhore për vitin 2023.
Kurti theksoi se është bërë shumë punë për të arritur këtë rezultat, teksa shtoi se ende duhet shumë për të bërë.
“Më shumë vërtetim i progresit tonë demokratik: Kosova ka përmirësuar 3 vende dhe renditet e para në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në V-Dem Institute, Indeksi i Demokracisë Zgjedhore 2023. Është bërë shumë punë për të arritur këtë rezultat dhe ka shumë për të bërë. Ditë më të mira—më demokratike—ka ende për të ardhur”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Ndryshe, Instituti V-Dem (Varieties of Democracy) është një institut i pavarur kërkimor i themeluar nga Profesor Staffan I. Lindberg në 2014 që studion cilësitë e qeverisjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.