Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se Qeveria Hoti, nuk është qeveri, e cila do të qeverisë pasi sipas tij, me të, do të qeverisë presidenti Hashim Thaçi. Kurti thotë se protestat kundër qeverisë janë të pashmangshme dhe se ato, siç thotë ai, do të vijnë shpejt. Ai ka folur edhe për bashkëpunimin me PDK-në në opozitë, për të cilën nuk ka pasur aspak fjalë të mira, shkruan Reporteri.
Ish- kryeminisrti i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Qeveria e re, që ai e quan të paligjshme, dhe presidenti, të cilin ai e quan të frustruar, nuk guxojnë të bëjnë marrëveshje me Serbinë.
Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ai ka thënë se çdo marrëveshje e nënshkruar nga ky pushtet do të ishte e pavlefshme, sepse sipas tij, ata nuk kanë legjitimitet.
Kurti ka thënë se do ta bëjnë betejën në Kuvend dhe jashtë tij, duke paralajmëruar edhe protesta.
“Ne do ta bëjmë betejen edhe brenda edhe jashtë Kuvendit. Grupi ynë paralmentar do t’i marrë vendimet kur, për çka cilës gjykatë do t’i adresohet”, ka thënë ai kur është pyetur për hapat e metutjshëm. Kreu i VV-së ka thënë se kjo është një Qeveri e dobët, jetëshkurtër dhe ka deklaruar se do të punojnë që të mos e ketë dëmin e madh”, tha ai.
Kur është pyetur për një bashkëpunim me PDK-në në opozitë, Kurti ka deklaruar se nuk do të ndodhë, pasi e ka quajtur PDK-në kapëse të shtetit të Kosovës.
“Kapjen e shtetit e ka bërë PDK-ja, jo secili anëtar por udhëheqja e saj…Prandaj, përderisa ekziston shteti i kapur ne nuk do të mund të bashkëpunojmë me këtë parti, e cila shtiret se është në opozitë se në fakt është në pushtet edhe kur s’duket se është”, ka deklaruar ish kryeministri.
Kurti sërish ka akuzuar gjyqtarët e Kushtetueses se kanë mbajtur anën e Presidentit, Hashim Thaçi.
“Pas këtij aktgjykimi, Gjykata ka zhvleftësuar vetën. Ata nëntë gjyqtarë kanë treguar se nuk janë aty për të interpretuar Kushtetutën por për të justifikuar dekretet presidenciale. Ne duhet të mbajmë zgjedhje në Kosovë në përgjithësi, në Llap dhe Mitrovicë të Veriut, për shkak se ezkiston një hendek i madh në legjitimitet”, ka deklaruar ai.
“Dy të tretat e mbështetjes popullore, së paku dy të tretat, janë në opozitë”, tha ai.
Kurti tha se protestat nuk do të jenë për pushtet.
“Protestat janë të pashmangshme, protestat do të jenë paqësore. Unë besoj se shumë shpejt do të vijmë deri të protestat. Ne nuk kemi dashur të bëjmë protestë kur ishte në pyetje pushteti”, ka deklaruar ai./Reporteri