×
  • Lajme
  • Lajme / Energji

    Kurti: Po bëhet modernizimi i turbinave në Termocentralin “Kosova B” me ekspertë të kompanisë amerikane

    Reporteri
    29 Qershor 2025 | 16:15

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka shkruar për KEK’un ku thotë se po bëhet modernizimi i turbinave në Termocentralin “Kosova B”.

    Kurti ka thënë se kjo po bëeht nga ekspertët e kompanisë amerikane General Electric.

    Postimi i tij i plotë:

    Ekspertët e kompanisë amerikane General Electric (GE), e cila para 40 vjetëve kishte dizajnuar teknologjinë e turbinave të Termocentralit “Kosova B”, tash po punojnë krah për krah me punëtorët e palodhshëm të KEK-ut për modernizimin e tyre, falë investimit të vetë KEK-ut në vlerë mbi 56 milionë euro.

    Ky është investimi më i madh që është bërë ndonjëherë në Termocentralin “Kosova B”, që nga ndërtimi i tij.

    Modernizimi i turbinave po bëhet për herë të parë pas më shumë se katër dekada. Me këtë investim kapital po sigurohet më shumë prodhim vendor, po rritet siguria e furnizimit dhe ulet varësia nga importi.

    Punë të mbarë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!