×
  • Lajme
  • Fokus 3

    Kurti thotë se të tjerët po e interpretojnë keq aktgjykimin e Kushtetueses: Janë keqlexime

    Reporteri
    02 Korrik 2025 | 21:19

    Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se të tjerët po e keqlexojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

    Ai ka thënë se VV-ja ka bërë dy lëvizje për të dalë nga kriza, kurse partitë e tjera jo.

    Kurti tha se nuk ka shumë shpresë se brenda tridhjetë ditësh do të konstituohet Kuvendi.

    “Kam shpresë por nuk mund të them se kam shumë shpresë për shkak të leximeve shumë të ndryshme që po i bëhen aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Për bindjen time janë keqlexime. Janë keqlexime të tjerëve.”, tha ai në tëvë1

    Kurti tha se Dehari nuk e ka bërë asnjë shkelje të Kushtetutës.

    ““Në 47 faqe të aktgjykimit nuk mund ta gjeni asnjë gjysmë fjalie ku mund të aludohet lëre më të tuhet që Avni Dehair e ka shkelur Kushtetutën, andaj nuk ka bërë asnjë shkelje. Gjykata Kushtetuese e ka pasur shancin të thotë në këtë aktgjykim që Avni Dehari ka bërë shkelje, do duhej ta thoshte po të ishte ky rasti. Nëse e ka shkelur Kushtetutën Avni Dehari, është dashur ta thotë kushtetuesja në këte aktgjykim – por a e dini pse nuk e ka thënë, sepse nuk e ka shkelur”, shtoi Kurti.

    Kurti foli edhe për takimin me presidenten Vjosa Osmani, ku tha se kanë diskutuar të gjitha pikat.

    “Është konstatim i përbashkët që i kemi diç më shumë se 3 javë kohë, sa më herët më mirë, por më vonë nuk bën – ashtu ka thënë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Nuk e di a i bie 26 apo 27 korrik, por deri në fund të muajit do të duheshin t’i kemi të përmbyllura të gjitha pikat”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!